BOOM zbarkon në plazhe: Mungojnë rojet bregdetare dhe kullat e vrojtimit

Ora News Emisione 2018-06-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm katër ditë më parë, në plazhin e Gjirit të Lalzit u shënua viktima e parë për këtë sezon veror. U tha që ishte kërkuar ndihmë por rojet bregdetare nuk ishin në zonë.

Për këtë arsye emisioni investigativ "BOOM" filloi një monitorim në disa plazhe të vendit.

Si fillim iu drejtua plazhit të Malit te Robit. Kullat e vrojtimit gjenden ndonese te paperfunduara por pa roje bregdetare.

Te shqetesuar shprehen dhe turistet per mungesen e rojeve te plazhit. Madje shprehen qe pushuesit ju kane ardhur ne ndihme personave qe kane qene ne det dhe ne veshtirësi.

E njëjta situatë paraqitet dhe në Golem. Nuk ka as roje bregdetare dhe as kulla vrojtimi. Pushuesit shprehen se mungesa e rojeve bregdetare paraqet rrezik për të gjitha moshat, në mënyrë të veçantë fëmijët.

Ndërkohë tek Shkembi i Kavajes, kullat e vrojtimit janë vendosur por roje bregdetare nuk ka. Ajo qe te bie ne sy jane mbeturinat ne afersi te bregut te detit. Ajo çfarë "BOOM" konstatoi ishte se një ndër kullat e vrojtimit eshte e vendosur nga biznesi privat megjithate roje nuk bregdetare nuk kishte.

Pushuesit jane te shqetesuar jo vetem per mungesen e rojeve bregdetare por edhe per mungesen e hapësires publike ku mund te vendosin çadrat e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-zbarkon-ne-plazhe-mungojne-rojet-bregdetare-dhe-kullat-e-vrojtimit

Share This Video


Download

  
Report form