Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse është në të 80-at, Shërbim Dalla, nuk i ka ndërprerë përpjekjet për të hedhur dritë mbi arsyet që çuan në ekzekutimin e të atit dhe internimin e familjes së tij për 30 vite.
Shërbim Dalla: U ekzekutua me vendimin e gjyqit me datë 31 maj, ne me 2 qershor na kanë internuar familjarisht në Lushnje.
Ishte në moshën 22 vjeçare kur i ati, Abdyli, u përball me akuzat e regjimit komunist se ishte agjent i sigurimit grek, akuza që Shërbimi fillmisht i besoi.
Shërbim Dalla: E kam përjetuar me shumë ankth megjithëse fillimisht edhe unë kam besuar sikur ishin armiq të popullit, se kështu propagandohej. Në atë gjyq, im atë konsiderohej si agjent i grekut që në '32 që në fakt ne në '41 kur ka ardhur greku që u thye Italia, ne jemi shpërngulur nga Konispoli familjarisht me të mëdhenj dhe të vegjël.
Dosjen e përndjekes së sigurimit nuk e ka ende në duar por shpreson të marr informacion në materialet që ka publikuar Autoriteti për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ndaj faktorit antikomunist në jug të vendit.
Shërbim Dalla: Është shumë i rëndësishëm sepse do të vihet në vend ajo padrejtësi që u është bërë jo familjeve tona por i është bërë gjithë krahinës së Konispolit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/persekutimi-komunist-80-vjecari-nga-konispoli-kerkon-drejtesi-ekzekutimin-e-te-atit