Report Tv ka zbardhur dëshmitë e plota të personave të arrestuar deri tani për makinat me 3.4 milionë euro që u bllokuan në portin e Durrësit ditën e diel. Gazetari Arsen Rusta ka siguruar dokumentin e prokurorisë për Edi Likën, Klevi Likën, Agim Cekën dhe Alban Mollaymerin.
Grupi i gjente makinat në internet, Elvis Vladi organizonte blerje e nisjen drejt Shqipërisë, ndërsa kushëriri i tij Alfredi i priste. Elvis Vladi pasi ngarkoi makinat në kamion u kthye nga Belgjika me avion katër dite para se te kapeshin makinat me 3.4 milionë euro. Edi Lika i tha shoferit në telefon, që të mos shkonte nga Ankona, por nga Bari.