Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eksperti në Institutin e Gjeoshkencave, Rrapo Ormeni tha për Ora News se deri tani janë regjistruar mbi 300 goditje tërmeti. Në një lidhje telefonike, ai tha se rreziku i një tërmeti të fortë ka kaluar, pasi lëkundjet e tjera janë thjesht tërmete që shoqërojnë të parin me magnitudë më të madhe.
Ormeni sqaroi se duke u nisur nga tipoliogjia e tërmetit nuk parashikohet që të ketë të tjerë tërmete.
Rrapo Ormeni: Ky tërmet është një tërmet mesatar dhe tërmete të tilla me magnitudë mbi 5 janë tëmret që shoqërohen me pas goditje, kjo sepse në goditjen kryesore nuk çlirohet e gjithë energjia e akumuluar dhe do të kërkohet të çlirohet derisa të vendoset gjendja e ekuilibirt. Çlirimi i saj kryhet nëpërmjet tërmeteve të tjera më të vegjël. Dhe kështu ka ndodhur me rastin konkret të këtij tërmeti që deri tani janë regjistruar 350 goditje nga të cilat dy prej tyre janë me magnitudë më të mëdha se 4, njëra 4.2 dhe tjetra 4.3.
Sot në mëngjes është regjistruar edhe një goditje me magnitudë 3.9. Duke u nisur nga pas goditjet, magnituda themi se kjo ka qenë goditja kryesore dhe këto janë pas goditje që vijnë duke u zvogëluar.
Është e pamundur të parashikohet tërmeti, por nisur nga tipologjia e këtij tërmeti, ky është tërmeti kryesor dhe këto janë pasgoditje që duke gjykuar në këtë drejtim nuk ka tërmete të tjera.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/eksperti-rrapo-ormeni-ora-news-kane-rene-mbi-300-termete