Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në diskutimet në institutin Hudson në Uashington ku është theksuar forcimi i mëtejshëm i NATO. në fjalën e tij Basha theksoi se që nga fundi i Luftës së Ftohtë, kërcënimet nuk janë zhdukur por thjesht kanë ndryshuar.
Basha: Së pari, ka ende kërcënime ushtarake në dyert e NATO-s. Kjo u dëshmua nga agresioni rus kundër Gjeorgjisë, aneksimi i Krimesë dhe lufta në Ukrainë, si dhe luftëra të tjera të tilla.
Në veçanti, ai nënvizoi se vendet më lindore pjesë të NATO-s janë nën një kërcënim të përhershëm ushtarak, ku përmendi Republikat Baltike, por dhe vendet e Ballkanit. Basha thekson se ekziston nevoja për të balancuar fuqinë në rritje dhe ndërhyrjen ekonomike nga fuqitë jo-perëndimore
Basha: Ballkani është sot, me sa duket, një skenë kryesore ku po ndodh rivaliteti midis Lindjes dhe Perëndimit; nga njëra anë kemi vendet perëndimore dhe nga ana tjetër kemi Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera, duke përfshirë, Lindjen e Mesme që rivalizojnë për ndikim politik, fetar dhe kulturor por edhe për depërtim ekonomik.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ne-shba-kercenime-ushtarake-ne-dyert-e-nato-s