Vetëm 21 ditë pasi në Durrës u zbuluan 613 kg kokainë, babai i Arbër Çekajt, Selim Çekaj ka hapur një kompani të re me të njëjtin aktivitet si kompania e djalit të tij, Arbi Garden. Nga të dhënat që ka siguruar Report TV kompania ?Exoalmax? me aksionar të vetëm Selim Çekajn është hapur në 21 mars, në kohën që çështja e kokainës po hetohej intensivisht. Bie në sy fakti se kompania e babait të Arbër Çekaj ka të njëjtin aktivitet tregtar me Arbri Garden, duke filluar nga import-eksporti dhe deri tek shitjet me pakicë.
Madje kompania e Selim Çekajt ka deklaruar të njëjtën adresë, njësoj si kompania ku u gjetën 613 kg kokainë. Task-Forca dhe Prokurorët e Krimeve të Rënda janë duke u përballur me një mister, se cili ka qënë shkaku i hapjes së kësaj kompanie. Deri më tani hetuesit nuk ka gjetur ndonjë transaksion të dyshimtë, madje edhe Selim Çekaj nuk ka dhënë shpjegime për hapjen e kësaj kompanie, njësoj si e djalit të tij, Arbër Çekaj.
Më herët Task-Forca i bllokoi kompanisë ?Ecoalmax? në pronësi të Selim Ccekajt dhe ?Arbri Garden? me pronar Arbër Cekaj, llogaritë bankare me vlerë 100 mln lek të vjetra dhe 38 mijë dollarë. Ndërkohë autoritetet shqiptare janë në pritje të përfundimit të procedura të ekstradimit drejt Shqipërisë të Arbër Çekaj. Me mbërritjen e tij në vendin tonë, hetuesit do të marrin në pyetje Arbër Çekjan dhe shpresojnë të nxjerrin informacione të reja. Aktualisht procedura e ekstradimit është në dorë të autoriteteve gjermane.