http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i shtetit ende nuk është shprehur per ligjin qe i hap rruge ndërtimit te Teatrit te ri Kombëtar, por Partia Demokratike nuk i ka varur shpresat vetëm tek Ilir Meta.
Juristet e PD tashme kane nisur punen per te përgatitur ankimimin e ligjit per Teatrin e ri Kombëtar ne Gjykatën Kushtetuese.
Ne këndvështrimin e opozitës vendimi i parlamentit i datës 5 korrik ka dy probleme themelore ne raport me kushtetutën:
Se pari ky ligj është hartuar per nje subjekt te vetem, kompaninë Fusha, ne nje kohe qe Ligji eshte norme per nje numër te papërcaktuar subjektesh.
Se dyti me kete ligj i jane marre kompetencat pushtetit vendor. Tjetërsimi i pronës mund te behet vetëm me vendim te Këshilli Bashkiak me 3/5 e votave. Parlamenti nuk mund te marre kompetencat e Këshillit Bashkiak me nje ligj qe kërkon shumice te thjeshte kur te drejtat e pushtetit vendor jane përcaktuar nga nje ligj me 84 vota.
Por përveç hierarkisë se akteve legjislative, dhe ndarjes se pushteteve, ligji qe i hap rruge ndërtimit te teatrit te ri kombëtar shkel autonominë e pushtetit lokal qe mbrohet nga kushtetuta.
Nje tjeter aspekt qe PD do ta përdore si argument per te goditur shembjen e Teatrit Kombëtar eshte fakti qe ligji per pronat shtetërore ndalon tjetërsimin e prones publike dhe komplekset me rendësi kulturore quhen prone publike.
Por sipas PD ligji bie ndesh edhe me marrëveshje ndërkombëtare, pasi ligji i posaçëm per kompaninë ??Fusha?? shkel Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.
Kjo, pasi duke qenë një kontraktim pa garë dhe pa konkurrim të hapur, ligji I miratuar nga parlamenti ne 5 korrik ka penguar aplikimin e kompanive europiane dhe shqiptare për t?u përzgjedhur për të marre këtë kontratë.
Ky është ligji i pare qe opozita godet ne Gjykatën Kushtetuese pas bllokimit te saj, pasi ka vetem 2 anëtare qe e kane kaluar vetingun nga 9 qe duhet te kishte. Ne keto kushte gjykata nuk mund te marre asnjë vendim, por e ka detyrim te pranoje ankimimin i cili mund te shqyrtohet vetem kur te emërohen anëtaret e rinj.