Emisioni "Tonight Ilva Tare" këtë t�" />
Emisioni "Tonight Ilva Tare" këtë t�"/>

Ora News - Arkitektja Bushi për "Tonight": Investimet që po transformojnë Beratin

Ora News Lajme 2018-07-16

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "Tonight Ilva Tare" këtë të hënë ishte në qytetin e Beratit, për të promovuar vlerat turistike të këtij qyteti. Arkitektja Eralda Bushi prezantoi investimet e projekteve për zona të caktuara turistike në Berat. Sipas saj këto investime të financuara nga Banka Botërore konsistojnë kryesisht në infrastrukturë rrugore.

Eralda Bushi, arkitekte: Rruga "Mihal Komneno" është një nga investimet e para në kuadër të programit të investimeve të financuar nga BB. Ajo është një nga lidhjet më të shkurtra të qendrës urbane të qytetit me një nga lagjet më të rëndësishme muzeale që është lgjia "Kala". Është një rrugë tërësisht e shtruar me kalldrëm. Rruga mundëson lëvizjen e vizitorëve, por edhe të banorëve që të çon në drejt lagjes së "Kalasë", "Mangalem" dhe asaj "13 shtatori". Rruga fillon nga porta e Pashait për të arritur deri tek qafa e Kalasë. Aktualisht ajo është me gurë gërqelorë të bardhë, i cili nga përdorimi në vite është amortizuar dhe njëkohësisht është vështirësuar aksesin e kësaj rruge jo vetëm i banorëve, por edhe të makinave të familjarëve të cilat jetojnë në lagjen "Kala".

Projekti merr përsipër një nga ndërhyrjet kryesore, është dhe estetike, është zëvendësimi dhe shtrimi me kalldrëm me një tjetër gur, gur të zi. Zëvendësimi me gurin e zi jo vetëm do të zëvendësojë qarkullim më të lehtësuar, do të eleminojë faktorin e rrëshqitjes. Për herë të parë në këtë rrugë nuk ka ekzistuar rrjeti i infrastrukturës nëntokësore, që do të thotë do të bëjë disiplinimin e ujërave të bardha dhe të zëza. Njëkohësisht edhe shërbime të tjera në telekomunikacion që do të kalojnë në nën tokë. Njëkohësisht edhe energjinë elektrike që bën të mundur që për herë të parë edhe në rrugë do të bëhet instalimi i dy tipave të ndriçuesve. Disipinimi i ujërave dhe mos lënia në sipërfaqe bën të mundur lehtësim në kalim dhe mos amortaizim të rrugës.

Përvec kësaj një tjetër ndërhyrja e rëndësishme është edhe zona e "Tabes". Është një nga kullat kryesore të Kalasë së Beratit, një sipërfaqe prej 1500 metra katëror. Tabja përbën një nga ballkonet panormaik ku mund të shihet shtrirja e qytetit të Beratit dhe Lugina e Drinos. Për të shtuar edhe më shumë interesin dhe eksperiencën e vizitorëve në Tabe do të instalohet edhe një teleskop.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arkitektja-bushi-tonight-investimet-qe-po-transformojne-beratin

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS