http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda liroi nga paraburgimi Dashamir Xhikën. Në vendimin më të fundit të saj Gjykata ndryshoi masën e sigurisë për ish drejtorin e Autoritetit Rrugor nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".
Xhika u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Ndërkohë Prokuroria e akuzon Xhikën së bashku me 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 54 mln dollarë në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.