Ora News - Prodhimet ushqimore të rrjetit të grave të Pukës që po korrin sukses në tregjet tona

Ora News Lajme 2018-07-30

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Puka ka edhe një rrjet grash të cilat prodhojnë gatime natryrale dhe i shesin në Tiranë dhe Dhurata, Thanasi nga Luga e Argjendtë, e cila i blen këto produkte i vlerëson ato në maksimum.

Në Tonight Ilva Tare, Thanasi tha se falë cilësisë dhe promovimit që u ëhstë bërë këtyre profukteve ato aknë gjetur edhe tregun e shitjes.

Megjithatë ajo ngriti shqetësimin se ende shitja e tyre bëhet nën kosto.

Dhurata Thanasi: Gratë e Pukës i njoh në rradhë të parë në projekte të BE, projekti i fundit është ai ku janë përfshirë tre Shoqata grash. Produkte ka shumë, territori është i mbushur se ka një klimë dhe diversitet të jashtëzakonshëm.Këto janë gatesa, produkte që gratë pukiane i kanë bërë jet e mot që nga kompostot, boronicat, lajthitë, manaferrat.

Edhe kanë kultivuar manaferra.Po ashtu arrat, të gjithë familjen e arrorëve, lëngun e boronicës, boronicën e tharë.Tani kanë filluar ti konfeksionojnë më mirë, brenda kushteve higjeniko-sanitare me një etiketë të caktuar ku shënohet vendi i origjinës dhe çdo grua ka emrin e vetë.

Po ashtu thanat që janë duke u pjekur në këtë periudhë të vitit, medra. Manaferrat janë të kultivuara, përveç të egrave kanë shtuar dhe kultivimin, edhe boronicën.Gratë në kohën e lirë mblidhen, kanë dhe një laborator dhe të bëra tok sjllin një produkt në tregjet tona.Shesin në dyqane si Luga e Argjentë, në Tiranë, në panaire të ndruyshme, ose në restorante që kultivojnë kuzhinën tradicionale.

Fokusi i ushqimeve dhe produkteve tradicionale u është vënë kohët e fundit. Lidhur me paketimin, përpara shiteshin dhe në plastika, tani çdo gjë është brenda kushteve.Falë projekteve kanë gjetur dhe tregjet. Dyqane që i kanë pikasur përmes panaireve kanë vendosur lidhje direkte.

Një koncentrat shisheje boronice shitet 1 mijë lekë, ndërkohë që një flakon boronice jashtë shitet 15 euro. Shitet nën kosto ende sepse tregu shqiptar është akoma jo i njohur.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prodhimet-ushqimore-te-rrjetit-te-grave-te-pukes-qe-po-korrin-sukses-ne-tregjet-tona

Share This Video


Download

  
Report form