Gjykata Administrative rrëzoi ankimimin e subjekteve për HEC-et në Osum duke i dhënë të drejtë ministrisë së turizmit dhe Mjedisit për pezullimin e ndërtimit të këtyre HEC-eve, disa muaj më parë. Vendimin e gjyqësorit e ka bërë të ditur ministri Blendi Klosi gjatë aktivitetit në Ditën Botërore të Rangers, zhvilluar në Liqenin Artificial në Tiranë.
?Fituam një nga betejat e para për natyrën. Gjykata sapo ka vendosur, anullimin e HEC-eve Osum?
Blendi Klosi