Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz.
Policia bën me dije se një makinë e drejtuar nga 38-vjeçarja Rozina Koleci, humbi kontrollin dhe përplasi 4 persona, një biçikletë dhe nënën me dy vajzat.Për pasojë, ka humbur jetën 29-vjeçari me biçikletë Ramazan Isha dhe vajza e mitur 7-vjeçare. Ndërsa vajza tjetër 6 vjeç dhe nëna e saj Valbona Ndreu 29 vjeç ndodhen në spital, ku në gjendje më të rëndë paraqitet e mitura.
Policia e Tiranës sqaron se makina me targa AA 071 UA humbi kontrollin dhe përplasi fillimisht 29-vjeçarin me biçikletë. Më pas mjeti goditi bordurën dhe tre këmbësorët, nënën me dy vajzat e mitura.
Aksidenti i rëndë ndodhi tek shinat e trenit rreth orës 08:40, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë. Drejtuesja e mjetit po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.