Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deri në fund të këtij viti të këtij viti, do të përfundojë rikonstruksioni i 80 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë. Premtimin e ka bërë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të punimeve në Qendrën Shëndetësore nr 10 në Tiranë.
Këto ndërhyrje po bëhen në kuadër të programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në 4 vite.
"Në kuadër të projektit tonë do të përmirësojmë shërbimet që ne ofrojmë për qytetarët në qendrat shëndetësore dhe pikat e ambulancave" tha ministrja.
Manastirliu u shpreh se vetëm në Qarkun e Tiranës po rehabilitohen 14 qendra shëndetësore, 9 prej të cilave në territorin e Bashkisë së kryeqytetit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/deri-ne-fund-te-vitit-perfundon-rehabilitimi-i-80-qendrave-shendetesore