Abuzoi për 16 vite me të bijën, arrest me burg babait: Fillimisht ndodhi më dëshirën e vajzës

Report TV 2018-09-01

Views 2

TIRANË-Gjykata e kryeqytetit ka dhënë paraditen e sotme masën e sigurisë arrest me burg pa afat për babanë që abuzoi për 16 vite seksualisht me të bijën, e cila abortoi edhe fëmijën kur ishte 19-vjeçe (sot 25).  

61-vjeçari me inicialet Q.N u arrestua tre ditë më parë pas denoncimit nga vajza për abuzimin seksual prej 16 vitesh. Masa e sigurisë dhënë nga gjyqtari Altin Abdiu me kërkesë të prokurores Elsa Miha.

Në seance ai ka pranuar abuzimin seksual. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zbardhur pjesë nga dëshmia e 61-vjeçarit para gjyqtares. Kokulur, ai është shprehur se fillimisht gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës me pas ishte ai që këmbëngulte.

Fillimisht gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës me pas isha unë ai që këmbëngulja

Dëshmia e 61-vjeçarit para gjykatës

Si ka nisur historia e abuzimit?
Burime për ?Shqiptarja.com? bëjnë me dije se 61-vjeçari është divorcuar nga bashkëshortja e tij në vitin 2002, dhe 3 fëmijët e çiftit, dy vajza dhe 1 djalë qëndruan me babain e tyre, asokohe 45 vjeç. Ata jetuan në Tiranë, dhe sipas denoncimit të vajzës, babai ka nisur abuzimin me vajzën e madhe, që në moshën 9-vjeçare. Ata jetonin në një dhomë, të cilën e kishin kthyer në banesë dhe sipas kallëzimit të vajzës, sot, 25 vjeçe, babai ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.

Vajza, kohët e fundit, ka treguar gjithçka tek murgeshat, njëra prej tyre, ka nxitur vajzën të bëjë edhe denoncimin në polici. Babai është arrestuar menjëherë nga policia e Tiranës, dhe ka pranuar abuzimin me të. Vajza gjithashtu ka treguar se në moshën 19-vjeçare, i ati e ka lënë shtatzënë dhe më pas e ka abortuar. Pas martesës së vajzës së vogël, 25-vjeçarja e abuzuar nga babai, jetonte bashkë me të.

Ajo ishte larguar nga shtëpia dhe i ati e kishte denoncuar si të zhdukur. "Shqiptarja.com" ka mësuar se babai ka shpërthyer në lot në polici dhe i ka kërkuar falje vajzës. 61-vjeçari akuzohet per marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS