Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Si pasojë e reshjeve të shiut janë shënuar dy aksidente në Kukës.
Aksidentet kanë ndodhur rreth orës 11 dhe për fat të mirë nuk ka pasur viktima në njerëz.
I pari u regjistrua në afërsi të urës të Kukësit dhe i dyti në Rrugën e Kombit, në segmentin Kukë- Tuneli i Kalimashit në zonën e quajtur Kolsh.
Policia përcaktoi se shkaqet e aksidenteve janë lageshtira në rrugë dhe shpejtësia.
Qyteti verior paraditen e sotme u përfshi nga reshjet e dendura të shiut. Ndërkohë që policia rrugore bën apel për kujdes, jo vetëm për shkak të lagështisë por edhe rreziqeve nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/reshjet-e-shiut-shkaktojne-dy-aksidente-ne-kukes