Ora News - PS mbledh Asamblenë më 6 shtator, heshtje për ndryshimet në qeveri

Ora News Lajme 2018-09-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Socialiste mblodhi sot në Pallatin e Kongreseve kryesinë e partisë. Mbledhja në drejtimin e kryeministrit Edi Rama u zhvillua nga ora 9-10.

Përveç diskutimeve për sesionin e ri, është diskutuar dhe rendi i ditës për Asamblenë që mbahet të premten e 6 shtatorit, ku do të analizohet performanca e qeverisë.

Ishte thënë se në shtator qeveria do të kishte ndryshime në bazë të një analize a performance për çdo ministër por PS ka bërë një tjetër hap që duket strategjik duke nisur fushatën zgjedhore.

Pavarësisht se çfarë thotë opozita socialistët përgatiten duke u nisur me anëtarësime të reja.

Në përfundim të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dha detaje nga diskutimet.

Balla: Në fillim të këtij sesioni parlamentar dhe politik, PS mblodhi kryesinë e cila diskutoi dhe pastaj miratoi çështjet për të cilat të premten do të thirret Asambleja Kombëtare, e cila do të jetë terësisht e fokusuar në një raport të llogaridhënies publike të qeverisë për punën që kemi bërë tani. Për secilën prej njësive administrative në gjithë territorin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ps-mbledh-kryesine-ndersa-pd-grupin-takim-dhe-me-aleatet

Share This Video


Download

  
Report form