Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Shkodrës i la të lirë mjekët e spitalit rajonal, të arrestuar dy ditë më parë për akuzën e "shpërdorimit të detyrës".
Seanca maratonë zgjati 3 orë dhe trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Hasan Selimi vendosi të japa masa më të lehta sigurie, jo arrest me burg siç kërkoi organi i akuzës, i përfaqësuar nga prokurorja Blerta Hamza.
Për mjekun kardiolog Luan Dragusha u dha masa e sigurisë "Liri pa kushte", për ish drejtorin e spitalit Përparim Çela liri kundrejt garancisë pasurore prej 500 mijë lekësh dhe mos ushtrim i detyrave të shërbimit administrativ pranë spitalit.
Detyrim me paraqitje për infermierin Renato Kepi, liri me garanci pasurore për farmacisten Karmen Kaçulini dhe pezullim i ushtrimit të detyrës administrative pranë spitalit, liri me garanci pasurore u dha edhe për Amanda Matlijan dhe Juliana Zhurin, ndërsa për Albana Mehmetaj asnjë masë.
Dy mjekët e tjerë, Dhurata Uruçi dhe Edi Smajlaj vijojnë të jenë në kërkim policor.
Perqafimi- Vendimi u prit mes lotësh nga të afërmit dhe kolegët e mjekëve që qëndruan gjatë të gjithë kohës jashtë dyerve të gjykatës.
Pasi u njohën me lirimin e mjekëve, ata u lejuan të ngjiten në sallë, ku nuk mungojnë as përfaqimet dhe lotët, video që Ora News e ka siguruar të momentit kur familjarët takojnë mjekun Dragusha.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mjeket-e-spitalit-te-shkodres-dalin-para-gjykates