Shifra alarmante në rajonin e Pollogut me përdoruesit dhe shpërndarësit e mjeteve narkotike. Vetëm muajin e fundit janë arrestuar 120 persona, kryesisht të moshës prej 15 deri në 45 vjeç. Nga MPB-ja njoftojnë se droga po përdoret edhe nëpër shkolla dhe vende publike, andaj edhe kërkojnë bashkëpunimin e pedagogëve dhe prindërve.