Rikonstruksioni i shkallareve të Sarandës perveç kritikave që ka patur për zëvendësimin e gurit me material mermeri, po has kundërshti edhe për mënyrën në të cilën janë ndërtuar.
Rambat e ndërtuara në këto shkallare janë të papërshtatshme për kalimin e karrocave të invalidëve.
Këtë shqetësim e ngrejnë vetë personat me aftësi të kufizuar, të cilët e kanë të pamundur të kalojnë në këto ramba. Pjerrtësia e tyre është shumë e madhe dhe ngjitja e karrocave, jo vetëm që nuk mund ta bëj vetë invalidi, por për të kaluar në to duhet më shumë se një person.