Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë vitit 2017, INSTAT raporton se ka një rënie të bizneseve aktive.
Në këtë periudhë operuan 107.671 ndërmarrje që rezulton 0,8 % më pak, krahasuar me vitin 2016.
Megjithatë raportohet se ka një rritje të numrit të të punësuarve me 4.9 për qind.
Xhiro totale e bizneseve arriti në rreth 16 miliardë euro.
Gjatë vitit 2017, sektori i tregtisë vijon të mbajë peshën më të lartë të shitjeve, i ndjekur nga sektori i ndërtimit.
Sektorët me peshën më të vogël janë akomodimi dhe restorantet dhe sektori i industrisë nxjerrëse.
Bizneset e vogla me 1-4 të punësuar përbëjnë 88% të totalit të subjekteve me rreth 95 mijë të tilla.
Ndërmarrjet e mëdha me mbi 50 të punësuar përbëjnë vetëm 1.2% të totalit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-2017-u-mbyllen-bizneset-ndermarrjet-aktive-u-ulen-me-08