Pas një ore e gjysmë në ambjentet e Komisariatit nr.3 dhe nr.6, pesë protestuesit e Astirit janë liruar nga ambentet e Komisariateve nr.3 dhe nr.6. Pesë personat u ndaluan nga forcat "Shqiponja" menjëherë pas mbylljes së ditës së 28 të protestës në zonën e Unazës së Re. Në mbështetje të tyre në Polici shkoi deputeti i PD, Klevis Balliu.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se policia ka ndaluar: Altin Çekun, Shkëlzen Sadikajn dhe Gëzim Sadikajn, ndërsa emrat e dy të ndaluave të tjerë ende nuk dihen. Menjëherë pas ndalimit të tyre, bashkëprotestuesit u mbledhën pranë ambjente të Komisaritatit nr.3 dhe nr.6, ku u shprehën se do të prisnin lirimin e 5 të ndaluarve.
Në një prononcim për mediat, njëra prej banoreve të zonës e pranishme në momentin e shoqërimit të banorëve, u shpreh se policia kishte ushtruar dhunë ndaj tyre teksa ata po përpiqeshin që të ndalonin shoqërimin në Polici të bashëprotestuesve.