Kuvendi i dha dritë jeshile miratimit të tesktit të draft amandamentit të parë për ndryshimet Kushtetuese. Deputetët e opozitës maqedonase me kritika të ashpra ndaj shumicës parlamentare, ndërkohë që opozita shqiptare kërkoi që në hapjen e këtyre ndryshimeve Kushtetuese të inkuadrohen edhe ndryshimet tjera Kushtetuese që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve.