Këshilli për investitorë të huaj del me vërejtjet e njëjta për Qeverinë e re. Mungesa e kuadrit të kualifikuar, klima e paparashikueshme e biznesit, ndërrimi i shpeshtë i ligjeve, investimet e pamjaftueshme në infrastrukturë, mungesa e reformave strukturore janë problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen kompanitë e huaja që punojnë në vend. Në të ashtuquajturin ?Libri i bardhë? për vitin 2018, investitorët e huaj thonë se situata ekonomike në vend edhe më tej mbetet e njëjtë.