Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Në 106 vjetorin e policisë së shtetit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vlerësoi arritjet e policisë ndër vite si dhe përkujtoi ata që kanë dhënë jetën duke shërbyer me uniformë.
I pyetur për vjedhjen dhe pengmarrjen e fëmijës së një biznesmeni në Durrës, Lleshaj pavarësisht se tha që nuk mund të shprehej për ngjarje në hetim, garantoi se policia do të bëjë gjithçka për ta zbuluar
Lleshaj: Shpreh indinjatën e thellë për këtë lajm të turpshëm dhe të rëndë kriminal. Garantoj opinionin publik se Policia e Shtetit do të bëjë maksimumin e mundshëm për të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij të shëmtuar.
Ndërsa për grevën e studentëve, Lleshaj u shpreh se policia nuk ka shkelur ligjin. Protesta në rrugë është ndërprerë u shpreh ai ndërsa bllokimi i universiteteve është bërë nga një grup individësh
Lleshaj: Studentët kanë protestuar lirisht në rrugët e vendit. Studentët e kanë ndërprerë protestën. Nuk flasim më për studentët, flasim për një grup personash të caktuar që kanë vendosur të shprehin pakënaqësinë e tyre në një formë tjetër.
Për vjedhjen në bazën ushatarke të pashalimanit, ministri nuk bëri koment pasi kjo po hetohet nga policia ushtarake dhe nuk është në juridiksionin e tij.
I pranishëm në festë ishte dhe ish drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj, që shprehu pakënaqësinë e tij për rezultatet e policisë në këto vite
Burgaj: Nuk jam i kënaqur nga arritjet e saj vitet e fundit.
Ndërkohë akuzës se policia po fsheh ngjarjet kriminale duke mos i pasqyruar ato, në rastin e vjedhjen e një argjendarie, drejtori i policisë, Ardi Veliu nënvizoi se përderisa cështja është referuar në prokurori, kjo është e pavërtetë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lleshaj-studentet-e-kane-nderprere-protesten-ata-ne-fakultete-grup-personash