#oranews
Kryeministri Edi Rama, ka vizituar në Berat një sipërmarrje të grumbullimit të bimëve medicinale në zonën e Dushnikut. Kreu i qeverisë theksoi se reflektohet një rritje e qëndrueshme e punës dhe fitimit, falë edhe politikave mbështetëse të viteve të fundit.
Rama: Rroga do t'i rrisësh?
Biznesmeni: Patjetër!
Gjatë qëndrimit në punishte nuk munguan edhe batutat me biznesmenin, ku Rama pyeti biznesmenin nëse ka probleme me vizat amerikane, duke 'thumbuar' sërish ish-kryeministrin Berisha.
Rama: Me vizat amerikane nuk ke probleme?
Biznesmeni: Nuk kemi probleme.
Kryeministri Edi Rama, ka vizituar edhe një serë në qarkun e Beratit e cila, në marsin e vitit të kaluar u shkatërrua për shkak të përmbytjeve.
Rama: Kush ka tokën e kush ka mendjen në kokë, me mbështetjen tonë, me skemat e reja, me skemën e re të Komisionit Europian tani, pa diskutim që arrin të nxjerrë një fitim që është më shumë se sa një rrogë e mirë në shtet.
Fermerët mund të përfitojnë edhe nga fondet e Komisionit Evropian për zhvillimin e bujqësisë, që këtë vit sipas qeveris janë më të mëdha se çdo vit tjetër.
Për më shumë lexoni në:
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz