#oranews #votimi
Në një parlament të rrethuar me protestues mazhoranca ka miratuar e vetme projektligjet. Taulant Balla e cilësoi një akt të paprecedent lënien e mandateve të opozitës duke theksuar se në këtë mënyrë po kërkohet të merret pushteti në tavolinë.
Në seancë u votua si projekligji për organikën e KLP dhe KLGJ dhe ligji për titujt e pronësisë.
Deputetët e PS janë pritur me protesta në seancën e thirrur jashtë rradhe në parlament.
Për shkak të tubimit janë detyruar të futen nga dera dytësore. Blendi klosi dhe Paulin Sterkaj u përballën me pjesëmarrësit.
Ndërsa ministrja, Belinda Balluku, u detyrua të kthehet.
Fillimisht për të folur në seancë kishte vetëm 8 deputetë, të cilët kanë folur mbi disa projektligje ku më të rëndësishmit ishin njohja e titujve të pronësisë si dhe struktura organizative e KLP dhe KLGJ.
Manja: Buxheti i këtyre dy institucioneve miratohet pa votën e Saliut, Lulit dhe Monikës.
Për protestën në sallë ka folur kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Rrethimi i parlamentit ka zgjatur deri në përfundim të seancës, kur deputetët e mazhorancës kanë zgjedhur të dalin nga një tjetër hyrje e cila lidh seancën me kalanë e Tiranës. Por edhe aty janë pritur me protesta.
Të enjten opozita ka deklaruar se do ti rikthehet protestës, por ende nuk dihet nëse seanca e rradhës parlamentare do të zhvillohet apo do të anulohet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/maxhoranca-voton-strukturen-e-punonjesve-te-klgj-dhe-klp
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz