Nga takimi që pati me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësisë dhe Negocimet e Zgjerimit, Christian Danielsson, Lulzim Basha doli me një formulë zgjidhjeje që tha se i jep fund situatës politike në vend. Propozimi që i kishte prezantuar të dërguarit të Brukselit në Tiranë, përfshinte bërjen e një reforme të thellë kushtetuese, duke e cilësuar amendimin e ligjit themeltar të shtetit në kohën kur qeveriste zoti Berisha difektoz, pasi sipas tij instaloi një sistem që u mundësoi kriminelëve të hynin në parlament.
Lulzim Basha, kryetar i PD-së: Na duhet patjetër të shembim këtë sistem, problemet e të cilit ndodhën që në vitin 2008 me ndryshimet kushtetuese, pra me qëllimin për të larguar kriminelët nga zonat elektorale, por fuqizimi i rolit të kryetareve solli më shumë kriminel në parlament. reformë elektorale, dhe vullnet politik, hetim i plotë dosjes 339 dhe 184, çuarja para përgjegjësisë penale të politikanëve që kanë vjedhur votat me krimin e organizuar.
Edhe pas takimit me Danielsson, Basha nuk bëri asnjë hap pas nga vendimi për vijimin e protestave deri në rrëzimin e qeverisë.
Lulzim Basha, kryetar i PD-së: Regjimi i Edi Ramës ka mbaruar, shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën në të cilin do të ecet. Europa në të cilën duam të shkojmë nuk ka aleat më të mirë, garanci më të madhe se PD, aleatët e saj dhe qytetarët me të cilët do të vazhdojmë betejën deri në çlirimin e Shqipërisë nga krimi.
Kreu i opozitës shmangu edhe interesin e medias lidhur me uljen në një tryezë dialogu me mazhorancën me ndërmjetësimin e Presidentit Meta.
Lulzim Basha Kryetar i PD-së: Nuk jam këtu për të bërë rolin e analistit. ditë më të mira për Shqipërinë do të vijnë. Apo jo zonja Kryemadhi?!
Tv Klan