#rtvora
Edhe pse muaj më parë deklaroi se do të marrë pjesë në zgjedhje qoftë edhe si force e vetme opozitare, aktualiteti politik i krijuar pas djegieve të mandatave ka ndikuar në qëndrimin e Partisë Agrare Ambientaliste.
Agron Duka, thotë se ne 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa sipas tij zgjidhe për ngërçin polik është vetëm largimi i Ramës.
"Në këto kushte zgjidhja e kësaj krize kërkohet tek mazhoranca dhe tek një individ, Edi Rama. Kërkesa e vazhdueshme është se nuk mund të shkojmë në zgjedhje parlamentare apo lokale me Edi Ramën kryeministër."
Duka, sqaron deklaratat ku u vetëofrua si kandidat për bashkinë e Durrësit kundër Partisë Socialiste.
"Nuk është ndonjë dëshirë të cilën unë e aspiroj personalisht por nëse më kërkohet mund të bëj sakrificë, por kjo është temë jashtë realitetit. Tema kryesore është:Do ketë zgjedhje normale, do hyhet në zgjedhjet e qershorit me Edi Ramën? Unë them jo."
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, thot se opozita është e vendosur të vijoi protestat për largimin e Ramës, ndërsa sipas tij gjendjen e vështirë që që po kalon vendi e pasqyron edhe departamenti Amerikan i Shtetit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/duka-shuan-zerat-duhet-qeveri-tranzitore-largimi-i-rames-zgjidh-krizen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz