Qofte me ton
Përbërësit:
280 gr ton
½ qepë mesatare
2 thelpinj hudhër
2 gj bar qepe( ose bishta qepe)
2 lgj majdanoz i grirë hollë
90 gr tërshërë
¼ lk spec pikant
1lk kripë
2 kokrra veze
4 lgj vaj ulliri
Përgatitja:
Kullojmë tonin mirë në një sitë (kullesë) duke e shtypur me pirun me qëllim që të mos ketë lëng dhe më pas e vendosim në një tas.
Grijmë shumë hollë qepët dhe i shtojmë në tas. Shtojmë gjithashtu edhe hudhrat e shtypura mirë. Grijmë shumë imët bar qepe ose bishta të hollë qepe të njomë(2 lugë gjelle) dhe shtojmë gjithashtu 2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë.
Shtojmë tërshërën të bluar imët, specin pikant e kripën.rrahim 2 vezë të plota dhe i shtojmë në tasin ku kemi vendosur të gjithë përbërësit e mësipërm. I trazojmë mirë me lugë deri sa të na bëhet një brumë i lidhur. Formojmë 9-10 qofte. Ngrohim vajin, i skuqim nga të dyja anët dhe i shërbejmë me sallatën e preferuar.