RTV Ora - Shtrenjtohen banesat, në gjysmën e dytë të 2018 çmimet janë rritur me 5%

Ora News Lajme 2019-05-28

Views 1

#rtvora
Tregu i pasurive të paluajtshme në vend po njeh rritje të ndjeshme.Të dhënat e publikuara në raportin e Stabilitetit Financiar për 6 mujorin e dytë të 2018 tregojnë se çmimet e banesave janë rritur me 5% krahasuar me pjesën e parë të vitit. Po ashtu edhe shitjet kanë pësuar një rritje të ndjeshme, por kjo e përqëndruar vetëm në kryeqytet.Mbi 54 % e banesave është blerë me kredi bankare.

Pas boom-it të lejeve të ndërtimit edhe çmimet e apartamenteve kanë pësuar rritje. Banka e Shqipërisë në raportin e Stabilitetit Financiar për pjesën e dytë të 2018 konstaton se çmimet e banesave janë rritur me 5% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të po këtij viti.

Por pavarësisht rritjes së çmimit të shitjeve, informacioni i marrë nga shoqëritë e ndërtimit dhe agjentët që operojnë në tregun e pasurive të paluajtshme tregojnë se ka pasur edhe më shumë shitje të banesave.

Kryeqyteti përsëri vijon që të mbajë peshën kryesore dhe shitjet e realizuara në zonën e Tiranës duke përfshirë qendrën, periferinë dhe zonat jashtë qytetit kanë pësuar një rritje prej 3.8% ndaj periudhës paraardhëse.

Por nuk paraqitet e njëjta situatë në rrethe dhe në bregdet, ku vëllimet e shitjeve kanë shënuar rënie.

Banka e Shqipërisë konstaton ndër të tjera se pavarësisht se normat e interesit të kredisë për pasuri të paluajtshme kanë shënuar rritje rreth 54% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar janë blerë me hua bankare.

Nga ana tjetër edhe qytetarët kanë rritur kërkesat për marrjen e një kredie hipotekore.

Teprica e kredisë për ndërtim është rritur me 8.7% në krahasim me fundin e gjashtëmujorit të parë, po ashtu edhe cilësia e kredisë për pasuri të paluajtshme është përmirësuar dhe raporti i kredive me probleme ka rënë.

Por sa kohë i duhet një qytetari për të shitur një pasuri të paluajtshme?

Sipas Bankës së Shqipërisë koha mesatare e shitjes së pronave në rang vendi gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit, ishte mesatarisht 10.9 muaj ose rreth 1 muaj më e gjatë se në gjashtëmujorin e kaluar.

Për Tiranën dhe zonat e tjera, koha e shitjes është rritur me rreth 1-2 muaj, ndërsa për zonën e bregdetit koha e shitjes është shkurtuar me rreth 2.5 muaj.

Pritjet e agjentëve për çmimet dhe shitjet për të ardhmen vijojnë të jenë optimiste, ndonëse në nivele më të ulëta në krahasim me dy gjashtëmujorët e kaluar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shtrenjtohen-banesat-ne-gjysmen-e-dyte-te-2018-cmimet-jane-rritur-me-5
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form