Rikonstruimi i Qeverisë varet edhe nga marrja eventuale e datës për fillim të negociatave, ka deklaruar kryeministri Zaev i cili thotë se prolongimi i negociatave rrezikon humbjen e shumicës në Kuvend dhe rënien e Qeverisë. Një ditë pas vizitës së kryeministrit Zoran Zaev në Bruksel, mediat e huaja shkruajnë se nuk ka ndryshuar asgjë sa i takon kundërshtimit të Francës dhe Holandës për fillimin e negociatave me Shkupin për anëtarësim në BE.