#rtvora
Pas deklaratave të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili u shpreh se ndarja e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut nga BE-ja do të ishte një vendim i dhimbshëm, por rruga e vetme për të ecur përpara për negociatat.
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar në twitter duke shkruar se ky në fakt do të përbënte një gabim strategjik nga ana e Brukselit dhe vendeve anëtare.
"Të dyja, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë bërë detyrat e shtëpisë sipas KE. Në këto kushte ndarja e tyre do të bënte një gabim strategjik për BE. Nevoja për të lançuar hapjen e negociatave korrespondon me kërkesat e shoqërive të dy vendeve, të historisë dhe rajonit", shkruan Bushati në një postim në twitter.
Presidenti, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Euroactiv tha të premten se rastet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut duhen trajtuar ndarazi, pasi problemet në Tiranë janë më serioze se në Shkup.
Pendarovski: "Kemi bërë detyrat që na janë kërkuar, kemi firmosur edhe mrekullinë politike që ishte marrëveshja me Greqinë. Nuk ka politikan në Europë të na thotë se nuk i meritojmë negociatat. Kurse Shqipëria përballet me një kaos të vërtetë. Opozita ka dalë nga institucionet dhe situata sa vjen e tensionohet. Pra si mund të krahasohemi?"
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bushati-ndarja-e-shqiperise-me-maqedonine-e-veriut-gabim-strategjik-be
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz