#rtvora
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se mbështetja e qytetarëve për mazhorancën është rritur në votimet e 30 qershorit në krahasim me zgjedhjet e 2017.
Gjatë një takimi me asambletë e PS në Gramsh, Cërrik dhe Librazhd, Balla theksoi se kjo zonë shënoi një pjesëmarrje të konsiderueshme në zgjedhje, duke fajësuar edhe kushtet e motit pse qytetarët nuk morën në proces.
Balla: Nëse në një palë zgjedhje normale, në shkallë kombëtare marrin pjesë 46%, në Bashkinë Librazhd morën pjesë 37.54% në zgjedhjet e 30 Qershorit. Pra, kanë mbetur pa marrë pjesë vetëm 8.5% e popullësisë dhe në kushtet e një vape të madhe, të sezonit bujqësor shumë të angazhuar dhe të një klime politike, jo ashtu siç duhet, duhet të falenderoj popullin e Librazhdit që zgjodhi të respektojë shtetin me rregulla dhe me ligje.
Sipas Ballës 30 qershori përmbante një simbolikë të fortë politike.
Balla: Pati një përpjekje të paimagjinueshme, në të cilën u përfshi, jo vetëm opozita, por për fat të keq, edhe Presidenti i Republikës, për t?i hequr të drejtën popullit të Gramshit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Kjo përpjekje mori fund në 30 Qershor, ne tani duhet të fillojmë menjëherë punën.
Balla kërkoi që kryetarët e rinj të bashkive që kandiduan në siglën e PS të përgatiten për ti shërbyer qytetarëve
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/balla-keto-zgjedhje-mbaruan-te-tjerat-ne-qershor-te-2021
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz