#rtvora
Nis përgatitja për mbledhjen e taksës së banesës në bazë të përllogaritjes së re. Në të gjitha pikat e ujësjellësit qytetarët mund të gjejnë formularët, të cilët duhet të plotësohen nga ata persona që zotërojnë një shtëpi, garazh, bodrum apo çdo ndërtesë tjetër.
Në bazë të ligjit i cili duhej të hynte në fuqi në 1 prill të 2018 baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është sa 0.05% e vlerës së banesës për qytetarët dhe 0,2% për bizneset.
Por edhe pse ky process ka nisur tashmë qytetarët shprehen se nuk janë informuar në lidhje me këtë fazë.
Qytetarët shprehen: ?Deri tani nuk jam informuar fare. Nuk na kanë lajmëruar gjë.
Nuk merremi me atë punë e di qeveria atë.?
Për të plotësuar formularin e vetdeklarimit qytetarët duhet që të kenë me vete një kartë identiteti, çertifikatën e pronësisë dhe librezën e ujit.
Të përjashtuar nga kjo taksë janë pasuritë e paluajtshme-ndërtesa që përdoren si banesa sociale; ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vet?m pension pleqërie, si dhe ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Në fletët e informimit janë dhënë edhe shembuj konkretë përsa i përket shumës që do të duhet të paguajnë qytetarët.
Në këtë mënyrë një apartament me sipërfaqe 70m2 dhe me çmim vlerësues 60 mijë lekë m2 do të duhet të paguajnë 2 mijë e 100 lekë në vit ose 175 lekë në muaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/taksa-e-banesave-qytetaret-te-bejne-vetedeklarimin-ne-pikat-e-ukt
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz