#rtvora
Rreth 6 mijë e 500 infermierë kanë lënë Shqipërinë vitet e fundit për të punuar në institucionet shëndetësore të vendeve Europiane. Interes më të lartë kanë treguar spitalet gjermane përfaqësuesit e të cilëve tashmë kanë ardhur në Shqipëri për të bindur infermierë e mjek t`ju bashkohen stafit të tyre.
Spitalet gjermane kanë rritur interesin për të bërë pjesë të stafit të tyre mjekët dhe infermierët shqiptarë. Sipas burimeve rezulton se ditë më parë një prej spitaleve gjermane ka zhvilluar takim me infermierët e QSUT ku iu ka ofruar atyre punë kundrejt pagave të larta dhe kushteve më të mira.
Mësohet se janë përzgjedhur afro 20 infermierë të cilët pritet të lënë Shqipërinë pasi të marrin certifikatën e gjuhës gjermane.
Shoqata e infermierëve thotë për Televizionin Ora se fenomeni i largimeve nuk ka prekur vetëm spitalet shtetërore por edhe ato private.
Po sipas kësaj shoqate rezulton se vitet e fundit janë larguar nga vendi, kryesisht drejt Gjermanisë, 6 mijë e 500 infermierë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/emigrimi-i-infermiereve-spitalet-gjermane-te-interesuar-infermieret-e-qsut
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz