#rtvora
Ditët e fundit të gushtit të shënuara me temperatura të larta po shënojnë shtim të numrit të zjarreve. Disa vatra janë regjistruar në të gjithë vendin ku janë djegur disa hektarë pyje e drurë frutore, por nuk ka rrezik për zonat e banuara!
Një zjarr i fuqishëm përfshiu një masiv pyjor në malin e Pashtrikut në Bashkinë e Hasit.
Vatra e zjarrit është shfaq në kufirin shtetëror Shqipëri-Kosovë, ndërsa e ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era ka përfshirë rreth 4 hektarë pyje.
Drejt zonës janë nisur forca zjarrfikëse nga Hasi por operacioni për ta vënë nën kontroll është i vështirë pasi terreni i ashpër nuk lejon mbërritjen e mjeteve.
Flakët rrezikojnë dy pika të transmetuesve televizivë dhe telefonisë së lëvizshme ndërsa shtëpitë e fshatrave Pogaj e Gorozhup janë rreth 2 km nga vatra e zjarrit.
Prej dy ditësh ndërkohë vijon zjarri në zonën e Likopinës dhe Sirakatit në Delvinë.
Të martën zjarri u vu nën kontroll, por era e fortë dhe temperaturat kanë bërë që vatrat të riaktivizohen.
Për të vënë flakët nën kontroll janë angazhuar zjarrfikësit dhe banorë të zonës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/riaktivizohen-zjarret-flake-nga-veriu-ne-jug-digjen-pyje-por-ska-rrezik-banesat
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz