E shkarkojnë nga puna si pjesë e stafit diplomatik shqiptar në Bukuresht, Enver Hoxha i drejtohet gjykatës duke kërkuar rikthimin në punë. Me një padi depozituar në dyert e drejtësisë shqiptare, Enver Hoxha por jo ish diktatori famëkeq kërkon nga drejtësia ta rikthejë në detyrë si pjesë e ambasadës shqiptare në Bukuresht të Rumanisë.
Në padinë e siguruar nga ReportTv Hoxha kërkon të zhbëhet urdhri i ish ministrit Ditmir Bushati i cili e ka shkarkuar nga detyra në 16 Janar 2015. Padia e Enver Hoxhës ka kaluar në gjykatën administrative Tiranë ku është vendosur rrëzimi i saj ndërsa tashmë kjo padi ka përfunduar në apelin administrativ.