?Mitri e Tagraj, të përfshirë në kultivimin e kanabisit?
Kryeministri Edi Rama është vënë sërish në qendër të akuzave të demokratëve, se po rikthen në Policinë e Shtetit dy prej drejtuesve të uniformave blu, të denoncuar në vitin 2016 nga opozita, se në bashkëpunim me krimin e organizuar mbushën vendin me drogë.
?Drejtori i ri i policisë së Lezhës Erigert Mitri ishte shef i komisariati kur avioni i drogës ra në Divjakë dhe ndihmoi për fshehjen e provave të trafikut të drogës me avion. Erigert Mitri, njeri i Erion Braçes, ishte kryepolici që mbolli Burrelin me kanabis.Edhe Drejtori i ri i Policisë Rrugore Edmond Targaj njihet në Polinë e Shtetit si një nga drejtuesit e lartë të policisë i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Edmond Targaj bashkëpunoi me disa grupe kriminale në zonën e Dibrës për ta mbjellë atë me kanabis gjatë kohës që drejtoi policinë e Dibrës dhe, bashkë me drejtues të tjerë të policisë, i shërbyen Edi Ramës për të vjedhur zgjedhjet. Edmond Targaj është graduar në detyrë duke qenë pjesë e dosjes 184.?
Sipas selisë blu me dy emërimet e reja; ai i Drejtorit të Policisë së Lezhës dhe Policisë Rrugore, tregojnë se kreu i qeverisë nuk ka në plan të plotësojë kushtet e Europës për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, pasi synimi i tij i vetëm është vjedhja e zgjedhjeve nga bashkëpunimi i shtetit me bandat.
Tv Klan