TIRANË-Në emisionin e "Pagjurmë" sot është trajtuar historia e Kreshnik Bazes, 31-vjeç, me të cilin jeta nuk ka qenë shumë bujare.
Ai u braktis në shkallët e maternitetit 31 vite më parë, e ndërsa sot është në kërkim të prindërve biologjik. Megjithatë, edhe jeta në fshatin Kakruk të Kavajës me prindërit birësues, për të nuk ka qenë e lehtë. Ai është prej disa kohësh në konflikt të vazhdueshëm me fqinjët për një rrugë, madje këta të fundit e kanë kërcënuar me jetë dhe i kanë kanosur shtëpinë. Sikur kjo të mos mjaftonte, fqinjët e akuzojnë si autor të vrasjes së babait birësues, gjë të cilën Kreshniku e mohon kategorikisht në studion e emisionit "Pa gjurmë" në Report Tv. Ai tregon se babai i tij është vetëvarur.