#rtvora #tempora
Pedagogu Roland Lami shpjegoi se vendi ndodhet në disa kriza të shumëfishta. I ftuar në studion e emisionit "Tempora" Lami përmendi krizën e përfaqësimit të partive, krizën në parlament, krizën institucionale mes Presidentit dhe Parlamentit, por edhe krizën në pushtetin lokal.
Roland Lami: Jemi në disa kriza të shumëfishta, ka një krizë përfaqësimi të partive politike, ku e gjithë partia është përqendruar te pushteti i kryetarit. Kjo vjen për pasojë edhe të sistemit që kemi proporcional rajonal me lista të mbyllura, ku është çimentuar pozita deçizive e kryetarit në raport me fatin e kandidatëve.
Kriza e dytë është kriza që kemi në parlament sot ku nuk dimë kush përfaqëson kë në kuptimin politik dhe atë që del nëpërmjet proceseve zgjedhore. Është një pjesë e opozitës është në parlament dhe një pjesë jashtë.
Kemi një krizë institucionale mes presidentit dhe parlamentit. Kemi një nismë për të shkarkuar presidentit, por komisioni i Venecias nuk gjen arsye për ta shkarkuar. Kemi një dekretim dhe zhdekretim zgjedhjesh dhe askush nuk e zbaton. Çfarë ndodh me reputacionin e Presidentit në ditët në vazhdim.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pedagogu-roland-lami-jemi-ne-disa-kriza-te-shumefishta
Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/w1anXTXx4KA
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz