#rtvora #oranews
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Tiranë. Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 61-vjeçar, i cili kërcënoi për shkak të detyrës punonjësit e Bashkisë.
I arrestuari është shtetasi R. S., banues në Valias i ri. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë.
"Ky shtetas është konfliktuar për shkak të detyrës me punonjësit e Bashkisë Kamëz, të cilët po kryenin punime në një tokë në kufi me tokën e shtetasit R. S. dhe gjatë momentit që ky shtetas po futej në banesë i ka kërcënuar me fjalë për jetën punonjësit e Bashkisë Kamëz.
Me marrjen dijeni për rastin, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy shërbime të patrullës dhe specialistë për parandalimin dhe hetimin e krimit, të cilët kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe gjatë kontrollit të banesës dhe ambienteve në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe fishekë luftarakë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale" njofton policia.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kercenoi-policet-e-bashkise-kamez-pranga-61-vjecarit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp