#rtvora #oranews
Federata Shqiptare e Basketbollit dënon incidentin e ndodhur ditën e djeshme(23 nëntor) gjatë ndeshjes Teuta-Tirana në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala".
Në takimin mes Teutës dhe Tiranës, lojtari i kryeqytetasve, Bruno Daliu, godet me grushte dhe shkelma gjyqtarit Jurgen Muho. Ky i fundit, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë.
U desh ndërhyrja e lojtarëve, stafeve dhe tifozëve për të parandalur këtë skenë të shëmtuar.
Më tëj ndërhynë forcat e poloicisë të cilët shoqëruan basketbollistin kryeqyteas Daliu në Rajonin e Policisë së Durrësit. Pas këtij akti skandaloz lojtari i Tiranës rrezikon burgim.
Dy muaj më parë u futën në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Penal për dhunën në sport.
Neni 274/a thotë: ?Goditja ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet?.
Ditën e hënë do të mblidhet Komisioni i Disiplinës në FSHB për të vendosur mbi këtë ngjarje.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/fshb-denon-dhunen-e-ushtruar-gjate-takimit-mes-teutes-dhe-tiranes
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp