"Kurre mos te paça çun xhaje, ik ore mashtrues"

RTV KLAN 2019-12-12

Views 1

Në seancën e ndërmjetësimit në ?Shihemi në gjyq?, përballë njëri-tjetrit janë vënë dy kushërinj nga Elbasani, djem xhaxhallarësh, të cilët kanë një konflikt për një pronë.

Pëllumb Elezi në vitin 2003 përmes një aktmarrëveshjeje i ka shitur një truall xhaxhai të tij, aktmarrëveshje të cilën e kanë ribërë edhe në vitin 2013.

Sot në pamundësi për të ardhur Foti Elezi, xhaxhai i tij, ka ardhur i biri, Ndriçimi, i cili deklaron se tashmë Pëllumbi nuk pranon që të bëjnë certifikatën e tokës dhe ta kalojë në emër të xhaxhait, sipas aktmarrëveshjes, duke deklaruar se është ai pronar.

Përballë zonjës Eni Çobani, Pëllumbi shprehet se nuk e njeh fare Ndriçimin dhe se marrëveshjen e ka bërë me Fotin, ndërsa deklaron se toka është e tij dhe se për vite me radhë ka paguar taksën e tokës, gjë që kundërshtohet nga kushëriri i tij.

Ngatërresa që është bërë mes tyre, rezulton se në përditësimin e dytë të të dhënave për këtë tokë, është regjistruar si pronar Foti Elezi, por ndërkohë duhej të ishte ende Pëllumbi, e më pas duke respektuar aktmarrëveshjen, përmes një noteri, ai duhej t?ia kalonte pronën xhaxhait, i cili ia ka paguar këtë të fundit që në 2003.

Si rezultat i kësaj ngatërrese, tashme për këtë tokë nuk mund të bëhet certifikata. Kushërinjtë grinden dhe fyejnë njëri -tjetrin në studio, por më pas me ndërhyrjen e zonjës Eni Çobani, Pëllumbi merr një vendim.

Share This Video


Download

  
Report form