#rtvora #oranews
Rreth 1500 studentë të Universitetit të Shkodrës shënuan me diplomë dijet dhe nisën sfidat e reja që i presin, ku punësimi është kryesorja. Kryebashkiakja Voltana Ademi u kujtoi se nuk do ta kenë të lehtë edhe për shkak të situatës që sipas saj është vendi, por u kërkoi që ta ardhmen ta ndërtojnë këtu.
1460 studentë mbyllën studimet për vitin akademik 2018-2019 në Universitetin e Shkodrës duke kurorëzuar dijet e marra dhe njëherësh duke shënuar nisjen e sfidave të reja.
Adem Bekteshi, rektor i USH: Ju sot po diplomoheni në një kohë kur shoqëria ndodhet përpara paqartësive dhe sfidave të mëdhaja.
Kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi u kujdes t?u kujtojë të rinjve se rruga që do të nisin tashmë në tregun e punës nuk është aspak e lehtë, në një vend si Shqipëria ku problemet janë të shumta.
Por pavarësisht këtij realiteti, Ajo u kërkoi të rinjve që të ardhmen ta ndërtojnë këtu.
Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkoder: Dua të them që nuk ka për të qenë e lehtë për asnjërin prej ju. Kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria sidomos tregu i punës ka problemet e veta. Sidomos vitet e fundit nuk kanë qenë aq të mëdha.
Sipas Instat, shkalla zyrtare të papunësisë tek të rinjtë është 21.4 %, ku 14.2 % kanë mbaruar arsim të lartë.
Kjo situatë sipas të tyre është ndër shkaqet kryesore që shumë prej tyre kërkojnë të largohen.
Sipas një studimi të publikuar së fundmi 43 % e të rinjve shqiptarë janë gati të largohen nga Shqipëria pa kthim.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nisin-sfidat-e-punesimit-diplomohen-1460-studente-te-universitetit-te-shkodres
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp