Ekstradohet nga SHBA pas 15 vitesh 34-vjeçari - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-12-19

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një 34 vjeçar është vënë në prangat e policisë në SHBA me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.Mbi të arrestuarin Arlind Hyseni rëndon akuza vjedhje, me pasojë vdekjen, i cili pasi kishte kryer krimin ishte larguar nga Shqipëria dhe ishte futur në rrugë ilegale në Shtetet e Bashkuara. Ky shtetas njihej ndryshe edhe me emrin Shpend Mazari, 34 vjeç, lindur në Pukë.Ky operacion i përbashkët DSS, ICE-ERO dhe Interpol Tirana e ka kthyer tashmë atë në Shqipëri për t?u përballur me sistemin e drejtësisë.Arlind Hyseni ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendim numër 641, datë 02.06.2005 e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale ?Vjedhja, me pasojë vdekjen? e kryer në bashkëpunim dhe ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit?.Sipas policisë, Hyseni në bashkëpunim me shtetasin F. M., më datë 12.07.2004, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur rruga ?Besa?, Tiranë, ka tentuar të kryejë vjedhje me armë në banesën e shtetasit M. S. Pas rezistencës së bërë nga banorët, autorët kanë shtënë me armë zjarri, duke vrarë shtetasin G. S. dhe plagosur rëndë shtetasit M. S. dhe H. S.

Share This Video


Download

  
Report form