Jovica Strashevski kundër Ivan Xholevit. Avokati i të akuzuarit në rastin TNT, Toni Trajkovski ka ngritur padi penale kundër kryetarit të Gjykatës penale në Shkup. Sipas avokatit Strashevski, Xholev duhet të përgjigjet për tre vepra penale: keqpërdorim i pozitës zyrtare, punë e pandërgjegjshme në shërbim dhe për mos denoncimin e përgatitjes së veprës penale. Paditë i ka adresuar në MPB dhe në Prokurori, pasi Gjykata penale nuk e ka pensionuar gjykatësen porot e cila ishte pjesë e përbërjes gjyqësore në procesin për rrënimin e kompleksit Kosmos edhe pse i kishte skaduar mandati.