Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan solli ditën e sotme një historinë e dhimbshme të zonjës Fatbardha. Ajo kur ka qenë vetëm 19 vjeç ka njohur një djalë, por për shkak të kohës dhe rrethanave të atyre viteve, lidhja e tyre vazhdoi në fshehtësi, derisa ajo kuptoi se ishte shtatzënë. Djali që ajo dashuronte e braktisi, ndërsa në familje dhe jashtë saj ndihej e paragjykuar.