#rtvora #oranews
Në një konferencë për mediat kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, tha se paketa anti-KÇK është një domosdoshmëri për të ardhmen e Shqipërisë, dhe se askush nuk do t?i shpëtojë Forcës së Ligjit.
Taulant Balla: ''Kjo paketë është prezantuar në takimin e kryeministrit Rama me kancelaren Merkel dhe Sekretarin amerikan Pompeo, dhe ka gjetur mbështetje nga partnerët e Shqiperisë.
Akti normativ do kalojë ashtu siç ka ardhur sepse është në domosdoshmëri të së ardhmes evropiane të Shqipërisë.
Opozita po kryen një vetëvrasje politike me kundërshtimin e këtij akti në luften ndaj kriminalitetit dhe terrorizmit.
Fokuset e këtij ligji janë asetet e siguruara nga veprimtaritë kriminale ku përfshihen pronat dhe llogaritë bankare.''
I pyetur nëse metodologjia e re nga BE vështir¡son rrugën evropiane të Shqipërisë Balla tha: Në 18-19 tetor në KE diskutimet e vendeve anëtare dhe Frances nuk lidhej me progresin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë arritur ende. Sipas tij KE ka vlerësuar se të dy vendet kanë përmbushur detyrat për hapjen e negociatave.
Taulant Balla: ??Kjo metodologji është shumë e mirë dhe u jep vendeve të Ballkanit një plan të besueshëm dhe dinamik, por për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u rikonfirmua se në KE në 23 marsit do fillojë bisedimet për çeljen e negociatave.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/balla-paketa-anti-kck-do-kaloje-ashtu-sic-ka-ardhur-e-njeh-merkel-dhe-shba
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp