Koronavirusi tejkalon SARS-in. Sipas të dhënave zyrtare që vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tashmë numri i viktimave nga Koronavirusi ka arritur në 813 ndërsa epidemia e SARS që u përhap në 2003-in shënoi vetëm 774 jetë të humbura.
Shumica e viktimave të koronavirusit janë në Kinë ndërsa vetëm 2 janë jashtë saj, një në Hong Kong dhe tjetri në Filipine. Më shumë se 34 mijë e 800 janë të prekurit. Kreu i OBSH-së Tedros Adanom tha se nuk mund të garantonte ende nëse virusi ishte vënë nën kontroll pasi ulja e ritmit të të prekurve është vetëm momental dhe ai mund të rritet sërish.
Ai shtoi se ngadalësimi është një mundësi për të punuar në gjetjen e kurës ndaj virusit. Vuhani i cili është edhe epiqendra e virusit njoftoi mbajtjen mbyllur të shkollave të paktën deri në 1 Mars.
Ndërsa Hong Kongu ka vendosur qëndrimin në një karantinë 2 ?javore për të gjithë ata që kthehen nga Kina. Të shtunën Franca konfirmoi 5 raste të reja ndërsa Britania ka vendosur të mbajë në karantinë një avion me 200 persona të kthyer nga Kina.