#rtvora #oranews
Kur Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të sistemit zgjedhor, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur shqyrtimin e kërkesës së parë për referendum, ku votuesit do të vendosin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Shoqëria civile ka kërkuar që listat e kandidatëve për deputetë të mos jenë më të mbyllura, ku kryetarët vendosin dhe renditjen e tyre por me lista të hapura ku mandatin e merr ai që ka më shumë vota në zonë.
Kristaq Kume: Votimi me lista të mbyllura ka bërë që si shoqëri të mos kemi mundësi të shprehim të drejtën që na njeh Kushtetuta, si sovranë të këtij vendi, sovranitet që e realizojmë përmes përfaqësuesve tonë.
Propozimi ka hasur në kundërshtimin e anëtares së KQZ, Edlira Jorgaqi.
Edlira Jorgaqi: Sistemet zgjedhore nuk janë demokratike. Ka qëndrime doktrinare që çdo sistem zgjedhor është demokratik.
Pavarësisht këtyre argumentave, nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, propozoi riformimin e kërkesës për tu paraqitur konform ligjit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ndryshimi-i-sistemit-zgjedhor-kqz-shqyrton-sot-kerkesen-referendum
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp